
Reperi Gold AG është një ndër reperët më të pëlqyer të publikut.
Ai ka qenë shumë i angazhuar këtë verë me prurjen e projekteve të reja, koncertet, ndërsa nuk ka munguar angazhimi i tij edhe nëpër dasma.
Së fundmi, Gold AG ka qenë befasia e rezervuar për dasmën e një çifti në Bujanoc, në restaurant Pes Yjet Exlusive.
Një video e publikuar në YouTube, ka treguar se si reperi ka hyrë befasishëm në dasmë, i rrethuar nga disa persona që mbanin flamujt kombëtarë.
“Komandant” ka qenë kënga që ai ka interpretuar në dasmë, ndërsa është përcjell me duartrokitje të shumta nga publiku.