Lajme

“Intelektualët me kollare” heshtin para halleve që ka Presheva

Qyteti i Preshevës po perballet me shumë probleme të cilat ja marrin frymën qytetit, ato janë probleme të natyrave të ndryshme, probleme këto të cilat e ngadalësojnë ose ndalojnë avancimin e Preshevës në të gjitha sferat.

Shume Intelektual ne Preshevë janë të përgjumur atëherë kur duhet të reagojnë më shumë pas çdo të keqe që përballet qyteti.

Këto burra të ketij qyteti janë bërë mashë e ndonjë partie apo interesi personal. Ata janë aktiv më shumë kur pushteti lokal apo partia organizon ndonjë manifestim, drekë apo darkë. Ata ashtu të “fryrë”,dhe të veshur me kollare ekspozohen duke garuar më shumë se kush të jetë i pari në qendër të vëmendjes të publikut apo të mediave duke luajtur rolin e hipokritit.

Kur duhet të reagojne per deponine e mbeturinave, problemet e shkollave, rrugëve, mungesa e ujit ne disa zona të Preshevës, papunësinë e madhe në qytet, largimin masiv i qytetarëve nga qyteti, mungesën e një teatri dhe shumë e shumë halle të tjera, ata zgjedhin të heshtin ose këto probleme i trajtojnë nëpër lokale të Preshevës, (herë herë kthejnë kokën pas të mos i dëgjoj ndonjë për ato që flasin).

Ndoshta nuk kanë “fajë”,sepse kanë fëmijet e tyre në pune dhe nuk duan të prishin rehatine e tyre.

Po ata mijëra të rinjë që u larguan nga Presheva dhe që ne ua vramë ëndrrat dhe shpresat për një jetë më të mirë!?

Related Articles

Back to top button