Lajme

Ja çka do të ndodh nëse nesër nuk mbahet seanca, a do të bëhet Presheva me kryetar teknik!?

Sipas rregullores dhe ligjit për pushtetin lokal pas këtij akti vie deri tek shpartallimi I pushtetit lokal të koalicionit qeverisës PVD, BDL, UDSH, Grupi PDSH-ës.

Ndërkohë në Komunën e Preshevës pritet që të hyjnë masat e përkohshme me një pushtet të ri teknik, ku brenda dy muajve nga institucionet përkatëse të pushtetit qendrorë caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme.

Por kush do të jetë kryetari teknik i komunës së Preshevës, nacionaliteti shqiptarë apo serb, cilat do të jenë pasojat e komunës së Preshevës pas taktizimeve politike dhe veprimeve me teke e inta të ndodhura ndonjëherë në një kuvend provincë, që sfidë më të madhe e ka politikën në raport me shtetin se sa në mes vetë.

Por sipas gjitha gjasave Presheva ka hyrë në një rrugë politike që për shumë vite nuk do të ketë stabilitet qeverisës, duke marrë parasysh interesat personale e jo kauzën kombëtare e mirëqenien qytetare.

Related Articles

Back to top button