Jonuz Musliu merr pjesë në varrimin e Bajram Rexhepit, mesazh ngushllimi për ndarjen nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës (Foto)
Qytetarë të shumtë dje janë mbledhur në varrezat e Shipolit të Mitrovicës, për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish kryeministrit, Bajram Rexhepi,
Ndër pjesëmarrësit e shumtë që u panë në ceremoni ishte edhe kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu, i cili për së afërmi i dha një mesazh ngushllimi familjes së Bajram Rexhepit.
MESAZH NGUSHLLIMI
Me rastin e ndarjes nga jeta të ish – kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, mjekut e politikanit të shquar, burrështetasit dhe arkitekt të paqes, Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, për Luginën e Preshevës, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe gjithë popullit shqiptar.
“Lajmi për shuarjen nga jeta të ish – kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, ka mbushur pikëllim gjithë shqiptarët, kudo qofshin ata. Ne e kemi njohur ish – kryeministrin, si një figurë të shquar politike, arsimore dhe shëndetësore, I cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si në luftë ashtu edhe në paqe, për të mirën e Kosovës dhe shqiptarët jashtë saj. Gjithashtu e kemi njohur ish –kryeministrin për zhvillimin dhe afirmimin e çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës. Ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta, thuhet në mesazhin e ngushëllimit për familjen Rexhepi dhe institucionet e Kosovës, dërguar nga Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, për Luginën e Preshevës.