Lajme
Kurban Bajrami festohet më 1 shtator
Të premten më 1 shtator besimtarët musliman do të festiojnë Kurban Bajramin.
Bajrami i kurbanit që përcaktohet sipas kalendarit hënor (hixhri), fillon në ditën e dhjetë të muajit Dhulhixhe dhe vazhdon katër ditë. Quhet kështu sepse në këtë festë theret kurban. Personat, të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara në aspektin fetar, e kanë vaxhib (të domosdoshme) të therin kurban.
Personi obligohet me therjen e një kurbani kur është mysliman, me mendje të shëndetshme dhe adult; nuk duhet të jetë udhëtar dhe duhet të zotërojë mundësi financiare minimale të përcaktuara fetarisht për t’u quajtur i pasur.