Lajme

Mergimtaret kur nisen me ardhe ne Lugine, mendojne qe na kemi me dale e me i prite me lule ne dore

Mergimtaret kur nisen me ardhe ne Lugine, mendojne qe na kemi me dale e me i prite me lule ne dore.
Se, edhe na jemi merzite e mezi po e presim ate çast, kur ata kane me ardhe.
E, kur te vine ne Lugine, eshte krejt e kundërta. As nuk i presim, as nuk iu buzeqeshim e ndoshta edhe as nuk iu flasim. E gjithe krejt kjo, jo pse nuk i duam e nuk na kane mungu… po, qe jemi te lodhun nga jeta ne Lugine, e nuk kemi mundesi as me mendu a po na mungojne a jo. Bilem, shpesh edhe mendojme “lum si ata qe nuk jane ketu”.

Neve nuk na mungon Lugina se jemi ketu, nuk na mungon gjuha shqipe se e degjojme cdo dite, nuk na mungojne njerezit/shqiptaret se jemi cdo dite me ata. Na mungon puna, shkollimi, mjekësia..na mungon jeta kulturore…na mungon cdo gje. E atyre ( mërgimtarëve) ju mungon vec Lugina dhe gjuha edhe shqiptaria. E ne fakt, na jemi lodhe prej atyre. Ata e kane ende dashurine e butesine, te cilen na e kemi humbe. Nuk e kemi humbe vet, por na e ka humbe ky vend, ky shtet, kjo jete e vrazhdë ketu, keto probleme te renda e te pafundme. Na nuk kemi me mundësi me kane te bute e te dashur, mikprites e te ngrohte… sepse, jeta jone cdo dite eshte lufte per mbijetesë.

Pra, na te dyja palet..edhe ata edhe na po e kerkojme ate qe na mungon. Na jeten dhe kushtet e mira per jete, ata Luginen e shqipetaret.

AUTOR – LUGINASI

Related Articles

Back to top button