Lajme

Mustafa: Pushteti lokal ka probleme me aritmetiken, zgjedhje te parakoheshme lokale te shpallen mbrenda afatit dy mujor

Dështimit i seancës së V-të për të dytën herë me rradhë në mungesë të kourimit ka sjellur Komunën e Preshevës në një situatë të vështirë politike. Kryetari i Kuvendit Sami Salihu nga grupi i ndarë PDSH., ka njoftuar mediat se seanca e V-të e konvokuar ka dështuar përshkak të kourimit. Sipas tij, do të tentohet që në dy ditët e fundit të afatit të mbahet kjo seancë përndryshe sipas ligjit dhe rregullorës më 24 gusht pushteti lokal do të bie. Kryetari i Kuvendit Salihu ka njoftuar për tentativën e rradhës të mbajtjes së seancës dhe ka shpresuar se do të arrijë kourumin e paraparë me ligjë.

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur se kjo është tentantiva e fundit e këtij pushteti dhe se personat përgjegjës të pushtetit kanë probleme me aritmetikën pasi vazhdimin e seancës për 15 minuta ka kaluar po me datën 15 qershorë, pra atëherë kur është tentuar herën e parë të mbahet seanca e V-të. Sipas Mustafës në dy ditën e ardhëshme skadon afati, dhe pushteti me një siguri të madhe do të shpërbëhet. Ai ka njoftuar se do të shpallet organi i përkohëshëm lokale prej 5 anëtarëve dhe udhëheqësia e këtij organi do t`i takoj PDSH-së, sipas numrit të këshilltarëve pranë asamblesë komunale. Mustafa e ka cilësuar pushtetin e tanishëm si të paaftë për të menaxhuar në dobi të qytetarëve.

Related Articles

Back to top button