Ndërron jetë Syzane Nuhiu nga Presheva profesoresha e gjuhës dhe letërsisë shqipe
Në moshën 59 vjeçare sot më datë 30 gusht 2017 ka ndërruar jetë Profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe Syzane Nuhiu e punësuar në Shkollën e Mesme Teknike „PRESHEVA“ në Preshevë në departamentin e Bibliotekës së dy Shkollave të mesme ne Preshevë pra të Gjimnazit dhe Shkollës Teknike.
E ndjera me profesion ishte Profesoreshë e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e punësuar në Shkollën e Mesme Teknike „PRESHEVA“ në Preshevë në departamentin e Bibliotekës së dy Shkollave të mesme ne Preshevë pra të Gjimnazit dhe Shkollës Teknike. Veprimtarin e saj në lëmin e edukimit e arsimit e kishte filluar menjëher pas diplomimit në Fakultetin Filologjik të Prishtinës dhe ka punuar në pjesë të ndryshme të kësaj treve. Në fillim ishte caktuar si Mësuese në Shkollën fillore Migjeni të Caravajkës në Malësin e Preshevës ku punoi me grupe të ndryshme të nxënësve.
Ajo ishte ndër të parat Mësuese që me iniciativat e kohës u angazhua drejtpërdrejt në zhvillimin e mesimit të shkrim-leximit tek Gratë dhe të moshuarit në pjesë të ndryshme të Karadakut të Preshevës të cilet për arsye të ndryshme nuk njihnin shkrim-lexim. Pas kësaj periudhe sfiduese të kohës ajo u vendos me Punë në Bibliotekën e shkollave të Mesme në Preshevë ku punoi deri në ditën e sotme.
Pas vetes ka lën djalin Ardijanin dhe bashkeshortin!
Varrimi do të bëhet nesër me datë 31.08.2017 me faljen e Ikindis në Xhamin e Poshtme në Preshevë!