Lajme

Nga shtatori – uniforma obligative, lende te reja, ditari elektronik….

Viti i ri shkollor për nxënësit e shkollave fillore do të fillojë me ndryshime të rëndësishme, njoftoi sot Ministri i Arsimit Mladen Sarcevic, transmeton Presheva.AL

Në vitin e ri shkollor do të kthehen uniformat për të gjitha shkollat fillore në Serbi të cilat do të jenë të detyrueshme të mbahen, siç thuhet në njoftim do të fillojnë edhe disa lëndë të reja nga shatori i këtij viti si shëndetin, teknikën dhe teknologjia dhe informatika, ministri shtoi se do të futet edhe edukimi financiar dhe sipërmarrja.

Në kuadër të teknologjisë së informacionit, i cili u prezantua si një lëndë e detyrueshme në shkollën fillore, nxënësit do të mësojnë dhe të zhvillojnë, dhe ministri tha se përmes Bankës Evropiane janë planifikuar të shpërndahen mbi 4.500 kompjutera të ri, dhe deri më 1 ​​shtator shkollat do të pajisen plotësisht.

Përveç ndryshimeve që do të bëhen për nxënësit, Sarcevic ka njoftuar ndryshime edhe për mësimdhënësit dhe strukturën.

“Një prej programeve të trajnimit për mësuesit është njohuritë bazë kompjuterike të cilën duhet ta ketë i gjithë stafi i shkollës për ta futur ditarin elektronik.

Ditari elektronike shpjegon sarcevic, përveç që çon në administrimin e reduktuar për mësuesit dhe sjell qasje më të lehtë dhe informata për prindërit, është mekanizëm kontrolli i sistemit arsimor, dhe në vjeshtë 200 shkollav do të fillojnë me “E-Diary”.

Related Articles

Back to top button