Lajme
Nisen haxhilerët e parë nga Presheva për në Haxh (Foto, Video)

23 tetor 2017, Preshevë
Rreth orës 17:00 gjatë ditës së sotme nga Presheva janë nisur haxhilerët të cilët kanë vendosur që këtë vit ta kryejnë kushtin e pestë të Islamit.
Nisja e autobusit është bërë nga objekti i Medresës në Preshevë në mënyrë të organizuar ku përveç familjarëve që kishin dal për ti përcjellur familjarët e tyre të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga muftinia e Preshevës.
Sipas organizatorëve janë bërë të gjitha përgatitjet që udhëtimi i haxhilerëve të jetë i rehatshëm dhe pa probleme.
Në këtë grup këtë vit kemi gjithësejt 22 haxhi.
Presheva.AL ka përcjellur nisjen e grupit të parë të haxhinjëve ku mund ti shikoni fotot.
Gjithashtu grupi i dytë i haxhinjëve do të nisen nesër në orën 09:00 Presheva.AL