Ragmi Mustafa shpifë kundër kompanisë SOLID
Në emisionin “Zëri politik” të mbajtur ditë e martë në TV Aldi, kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa pa fije turpi shpifë kundër kompanisë SOLID nga Suhareka, gjasme e njejta punon për ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe, ndërkohë kjo kompani është duke finalizuar investimin e saj në hapjen e repartit të prodhimit të këpucëve në Preshevë, në të cilën pritet të punësohen rreth 200 punëtorë shqiptarë nga komuna jonë.
Ai nuk mbaroi vetëm me kaq, por tërhoqi paralelen e viteve të 80-ta, kur ishin hapur fabrikat e atëhershme “ÇIK” dhe “YUMCO”, në të cilat silleshin punëtorë serbë nga Kumanova dhe Vranja, duke aluduar kinse e njejta gjë do të ndodhë edhe me kompaninë Solid nga Suhareka.
Kujtojmë që, gjatë qeverisjes 12 vjeçare të PDSH-së me Ragmi Mustafën në krye, nuk kemi pasur asnjë investim në hapjen e reparteve punuese, ku do të punësoheshin të rinjtë preshevar, në mënyrë që të mos shpërngulej rinia jonë në vendet evropiane e gjetiu, për të siguruar kafshatën e gojës.
Kujt po i shërbejnë deklaratat e tilla, më së miri e di Ragmiu se kujt është duke i shërbyer, popullatës preshevare apo nëntokës. Presheva.AL