Lajme

Stankoviq: Serbia ka siguruar mjete për përkthimin dhe botimin e teksteve shkollore në gjuhën Shqipe

Stankoviq ka thënë për Veçernji Novesti Edhe pse Këshilli Nacional i Shqiptarëve në mars të vitit të kaluar ka nënshkruar me Ministrinë e Arsimit marrëveshjen për sigurimin e teksteve të shkollore që mungojnë për nxënësit të cilët mësimin e ndjekin në gjuhën shqipe, Këshilli deri më tani nuk ka angazhuar përkthyes për tekstet shkollore nga Shqipëria, të cilat duhet zyrtarisht në vendosen në sistemin shkollor. Shteti ka siguruar mjete edhe për përkthim dhe për botim.

Në gjuhën shqipe, deri në vitin 2015, në përbërjen e atëhershme të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, janë miratuar 79 tekste shkollore për shkollën fillore, tre për moshën parashkollore dhe katër për shkollën e mesme. Nga ajo kohë asnjë tekst shkollor nuk ëshë miratuar, ndërsa mungojnë edhe 43. Në këtë punë është përfshirë edhe Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ndërsa kryetari i këtij organi prof. dr Zoran Stankoviq, thotë se vazhdimisht përpiqen që ta zgjidhin problemin, por këtë nuk mund ta bëjën deri sa Këshilli nuk i plotëson obligimet e veta.

„Sëpari Ministria e Arsimit, Enti për Tekste Shkollore dhe këshillat kombëtar kanë nënshkruar memorandum për sigurimin e teksteve shkollore që mungojnë, ndërsa pastaj ish kryeministri i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë dakorduar që ky problem duhet të zgjidhet sa më parë. Në janar të këtij viti kemi pasur takim me ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, në të cilin ka marrë pjesë edhe Jonuz Musliu, kryetari i KNSH-ës, i cili është obliguar që të siguroj përkthyes, por deri më tani kjo nuk është bërë. Viti shkollor po ofrohet dhe tani më nuk egziston asnjë shancë që ky problem të zgjidhet deri më 1 shtator”, tha prof. dr Zoran Stankoviq.

Gordana Mijatoviq, ndihmësja e drejtorit të Entit për Avansimin e Arsimit dhe Edukimit, e cila përgadit tekstet shkollore për miratim, thotë se në vitin e fundit nuk ka arritur asnjë përkthim, asnjë teskt shkollor autorial në gjuhën shqipe i cili do të duhej të miratohet.

„Memorandumi mbi sigurimin e teksteve shkollore që mungojnë është nënshkruar me këshillat e tetë këshillave kombtare dhe me shtatë prej tyre kemi bashkëpunim të mirë. Shkrimet e tyre arrijnë dhe komisionet i miratojnë. Vetëm nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve nuk kemi marrë asnjë”, thotë Gordana Mijatoviq.

Përkthimi i teksteve në gjuhën serbe është i nevojshëm, në mënyrë që Enti dhe Ministria e Arsimit të mund të dakordohet me përmbajtjen e tyre.

Jonuz Musliu thotë se problemi është në çmimin e ultë të përkthimit prej 700 dinarëve për një faqe, aq sa i siguron shteti.

„Është siguruar numër i vogël i teksteve shkollore, për shkollën e mesme vetëm Gjuhën Shqipe për katër klasat. Tekstet shkollore të cilat ngadalsohen më shpeshë janë ato të cilat i përkasin gjuhës shqipe, historisë, gjeografisë dhe artit, përshkak të qëndrimeve mbi historio-gjeografinë shqiptare dhe portretin e Kosovë dhe Metohisë, por në Serbi nuk janë lejuar as tekstet shkollore profesionale – kimi, matematikë dhe fizikë”, tha Musliu.

Viteve të fundit në jugun e Serbisë në shumë raste janë zbuluar dhe konfiskuar tekstet shkollore të kontrabanduara nga Kosova dhe Metohia. Përdorimi i tyre në shkolla është i kundërligjshëm, sepse secila libër duhet të përdoret në sistemin arsimor të Republikës së Serbisë duhet të ketë miratimin e Ministrisë Arsimit.

Related Articles

Back to top button