Lajme

U shënua dita e diasporës shqiptare në Bujanoc (Foto)

Komuna e Bujanocit, për herë të parë dje, ka organizuar “Ditën e Diasporës” në Sheshin e qytetit.
Përveç programit kulturor, është realizuar edhe mini panair i produketeve vendore dhe ekspozitë e artistëve nga Bujanoci dhe Presheva.
Organizimi ishte madhështor. E till është edhe diaspora e Komunës së Bujanocit.
Faleminderime të veçanta për të gjithë pjesmarrësit, mysafirët e nderuar, e në veçanti për Mishtoret Agro Adria dhe Labi Commerce, Kompanin Fluidi nga Presheva, Picerinë Agora dhe Ëmbëltoren Kanita të cilët mundësuan organizimin e Koktelit për Diasporën.
Faleminderime edhe për bujqit e Komunës së Bujanocit që me pjesmarrjen e tyre zbukuruan këtë eveniment.
Artistët dhe SHKA-të, të cilët dhanë kontributin e tyre në këtë organizim dhe mundësuan që Diasporës t’i prezentohen veprat e tyre, na bëjnë gjithnjë krenarë. Shumë faleminderime edhe për ta.
Faleminderit Shoqatave që veprojnë në Diasporë, Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, kafiterive që ndodhen në Sheshin e qytetit dhe gjithë pjesmarrësve tjerë që dhanë kontribut në të gjithë organizimin.
Media dhe gazetarë, vullnetar dhe gjthë ju tjerët, pa kontributin tuaj nuk do të ishte i mundur një organizim i till.
Diaspora po merr formë. 1 Gushti do të bëhet tradicional.

Related Articles

Back to top button