Banorët vullnetarisht bëjnë pastrimin e tretoarit në fshatin Zhunicë (Video)
Aksioni për pastrimin e një pjese të tretoarit afër shkollës tek kthesa, është marrur si iniciativë nga profesori i edukatës fizike nga Zhunica Bejzad Asllani. Ideja për pastrimin e kësaj rruge i kishte lindur profesorit si pasojë e aksidenteve të cilat po ndodhin kohëve të fundit nē vendet tona, meqë kjo pjesë e tretoarit ishte mbuluar nga rëra ishte i nevojshëm pastrimi i saj për t’iu menjanuar rreziqeve nxënësit të cilët çdo ditë e frekuentojnë këtë rrugë afër shkollës.
Sponzori kryesorë për pastrimin e kësaj pjese ishte “Rini As Company” nga Zhunica duke angazhuar eskavatorin dhe kamionin. Këti aksioni iu bashkangjitën edhe shumë të rinjë vullnetar të fshatit Zhunicë, e tërë puna zgjati 3 orë.
Në vendin ku kryeheshin punimet doli edhe kryetari i bashkësisë lokale të Zhunicës Selajdin Mustafa ku edhe përshëndeti të gjithë punëkryesit.
Po ashtu për të gjithë pjesmarrësit në këtë aksion u dhuruan edhe pije falas nga veprimtarit vendore: Kompania Fluidi , Kafiteria Romansa dhe Kafiteria Gold.
Çdo gjë nisi nga zerroja pa asnjë financim në mënyrë vullnetare . Të gjithë dhamë mundin tonë nga vetja pak nga pak për të kryer diçka të mirë për fshatin e tyre.