Lajme

Fillon procedura për shkarkimin e drejtorit të SH.M.T Presheva, mbledhja u përcoll me tensione e kërcënime, intervenon policia

Me tensioneve e kërcënimeve ka kaluar sot mbledhja e këshillit të shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë. Anëtarët e këshillit u kërcënuan u tentua të manipulohen që kjo mbledhje të mos mbahej fare.
Sot në SH.M.T Presheva ishte paraparë mbledhja e këshillit të shkollës me fillim prej ora 10:00. Por mbledhja nuk filloi në orën e paraparë, pasi drejtori Islam Jusufi pretendonte se 4 anëtarët e këshillit nuk ishin valid, edhe pse ata posedonin dokumentacionin e lëshuar nga sekretari i kuvendit komunal me të cilin vërtetohej se ata akoma janë anëtarë të këshillit. Situata u tensionua në momentin kur drejtori Jusufi kishte ftuar policinë pas asnjë arsye, por me tendencëne frikësimit dhe kërcënimit ndaj anëtarëve të këshillit të shkollës . Edhe policia konstatoj se anëtarët e këshillit ishin valid duke vazhduar më pas me mbajtjen e rregullit dhe qetësisë.

Anëtarët e këshillit pavarësisht kërcënimeve treguan maturi duke e shtyrë mbledhjen për në ora 12, edhe pse kërcënimet prapë vazhdonin që mbledhja të mos mbahej në objektin e shkollës.

Në ndërkohë mbledhja u zhvendos në zyrën e sekretarit. Në këtë mbledhje në rend dite ishte propozuar shkarkimi i kryetarit të këshillit të shkollës Selami Mustafa dhe pika e dytë emërimi i kryetarit të këshillit të shkollës, ku ishte propozuar Ismet Kadriu.

Në këtë mbledhje gjashtë anëtarët e këshillit të shkollë në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e kryetarit të shkollës Selami Mustafa dhe emërimin e Ismet Kadriu.

Pas këtij momenti kryetari i sapo zgjedhur Ismet Kadriu ka proceduar me mbledhjen duke propozuar shkarkimin e drejtorit Islam Jusufi, për arsye të bllokimit të punës të këshillit të shkollës, kërcënime verbale, mos lejimin e mbledhjes në hapësirat e shkollës, thirrjen e policisë pa asnjë arsye, shkaqe këto që detyruan anëtarët e shkollës që mbledhjen ta mbajnë në zyrën e sekretarit. Në fund u konstatua që mbledhja e radhës të mbahet kur të krijohen kushtet.

 

Related Articles

Back to top button