LajmeSport

Iljasa Zulfiu futbollisti i parë nga Lugina që luan për një klub serb KF Radnik

Ekipet Serbe si duket e kanë kuptuar se është e pamshmangshme që të kenë futbollistë në radhët e skuadrave të tyre. Dhe ky akull është thyer nga KF Radnik i Surdulicës duke nënshkruar kontratë me talentin nga Presheva 19 vjeçari Iljasa Zulfiu. Hapat e parë si 10 vjeçar Iljasau i mori në Luginën e Preshevës, ndërsa ndeshjet e mira dhe talenti i tij kanë qenë dëshmi e drejtuesve të klubit që ta angazhojnë atë në sezonin e verës.

KF ‘’Radnik’’ nga Surdulica është themeluar më 1 maj të vitit 1926. Përgjatë historisë në bankinën e këtij klubit deri më tani zyrtarisht nuk ka veshur fanellën bardhe kaltër asnjë shqiptar, shkruajnë mediet serbe.

19 vjeçari Iljasa Zulfiu nga Presheva s’duket ka thyer akullin. I lindur në Preshevë, ndërsa pak kohë më parë ka nënshkruar marrëveshje njëvjeçare me ekipin nga superliga KF Surdulica.

Hapat e parë si 10 vjeçar Iljasau i mori në Luginën e Preshevës, ndërsa ndeshjet e mira dhe talenti i tij kanë qenë dëshmi e drejtuesve të klubit që ta angazhojnë atë në sezonin e verës.

“Surdulica është larg nga Presheva rreth 60 kilometra dhe secilin moment të lirë unë e shfrytëzoj të shkoj në shtëpi. Kjo është arsye shtesë, me faktin se Radnik luan në ligën më të fortë unë jam transferuar në klubin e ri. Mund maksimalisht të përparoj. Jam i ri dhe për ti realizuar ëndrrat e mia duhet edhe shumë të punoj, të kem durim dhe me punë të tregoj talentin” ka thënë Zulfiu.

“Në fillim e kam pasë të vështirë, pasi ka qenë ndarja ime e parë nga shtëpia. Ngadalë kam ambientuar dhe tani e kam më të lehtë. Bashkëlojtarët dhe drejtuesit e klubit më kanë pranuar mirë. Kam nënshkruar kontratë njëvjeçare dhe shpresoj që bashkëpunimi ynë të vazhdoj” ka thënë ai.
Për lojtarin preshevar mund të ketë interesim edhe për klube më të mëdha pasi ka kualitete të mëdha, por a do të jetë kështu, gjithçka varet nga vet ai.

 

Related Articles

Back to top button