Kush fajin e kush pergjegjësinë për librat shqip në shkollat e Luginës?
Saga e librave në gjuhën shqipe zgjatë sa e sa vite tani më, gjithmonë në fillim-viti shkollor dhe ne kohë kampanjash zgjedhore.
Sagë kjo qe duket sikur nuk do ketë zgjidhje edhe për një kohë shumë të gjatë. Perderi faji i zgjidhjes së këtij problemi thelbësor për arsimimin e gjeneratave “gjuhet” si top pingponu nga njëra palë në tjetrën , ata që e pësojn janë të gjithë shqiptarët e kësaj ane ne fakt. Sepse janë duke kaluar gjenerata të tëra që mësimin e bëjnë “shkel-e-shko” , dhe ne prodhojmë te diplomuar të shkollave fillore dhe të mesme “gjysëm analfabet” , dhe si të tillë i nisim për studime “jashtvendit”.
Vlen të pyetet : i kujt është faji për një situat të tillë? Askush nga ne nuk do e mohonte qe fajin kryesor ne fillim e ka qeveria ne Beograd që në asnjë moment nuk ka vullnet për një zgjidhje të përherëshme për një problematik që ngritet në të gjitha instancat (të paktën në media).
Mirëpo ,gjithmonë ka dy anë te medaljes, dhe ana tjetër duhet te jete : a është fajtore vetëm Qeveria apo fajtori qendron edhe në mesin tonë? Duke parë (mos)vullnetin dhe (mos)dijen e atyre që në fakt ish dashur që në cdo ditë të javës të bënin kërkesa ne ministrite perkstese dhe të kërkojin mundësi të zgjidhjes duhet te pajtohemi edhe qe ky problem ka edhe nje fajtor tjeter, e ai eshte ne mesin tone.
Faji i atyre që qajnë me lot krokodili cdo 1 Shtator se si nuk po na e siguron shteti librat dhe krekosen (zotohen) duke rrahur gjoks sikur “Herkuli” me premtime gjatë kohës së zgjedhjeve qe do jenë ata që do e zgjidhin këtë çështje qysh në vitin e parë te qeverisjes së tyre me organin qe rëndësia e tij sa i përket problematikave të këtij lloji eshte jetik (lexo: Keshilli Kombetar Shqipetar – KNSH) .
Të njejtit që shkruajnë këto ditë se si shteti nuk e ka zgjidhur problematikën e librave janë të njejtit që morën përgjegjësinë dhe pagat shtesë duke u zotuar dhe premtuar se një gjë të tillë do e bënin që ne vitin e parë të qeverisjes së tyre , qe i bie me 1 shtator 2015. Por edhe pas thuajse 3 vite qeverisje ky problem sa vije e thellohet, dhe nxënësit vazhdojnë mësimin me metoda te viteve 90 , duke shkruar atë që arsimtarët i diktojnë nga librat dhe bëjnë sikur dijnë diçka.
Por nese edhe pas 2 vitesh ata qahen se nuk po mundin t’a zgjidhin dot këtë problematikë a i bie që ata kan deshtuar të e mbajnë premtimin e dhënë i bie dhe që të njejtit duhet te shkarkohen apo thënë më mirë të vet-shkarkohen nga pozitat qe i mbajnë për mos arritje te rezultateve .
A duhet ata të kenë përgjegjësi publike për gjërat që i thonë dhe veprojnë,dhe te mos pranojnë as pozitë e as paga për punët qe nuk mund ose nuk dijnë të i kryejn. Si munden ata të dalin me deklarata të njejta cdo vit ata që ishin te sigurtë që këte problematik tek ne do e zgjidhnin , dhe si e lejojmë ne të i dëgjojmë duke qarë ata qe duhet te na bënin te qeshnim, te u japim ngushëllime ne atyre ,të i japim shpresë ne atyre, të i japim rroga ne atyre që nuk na japin asgjë pos vajit të tyre fallco ne rikthim?
Për këtë një gjë dihet , jemi zemërgjër kur vie puna të e qajmë atë që duhet të e perqeshim dhe gjersa fajin e kanë ata për çdo dështim, pergjegjësinë e kemi gjithë se bashku qe vazhdojmë të vejm presje aty ku duhet me patjetër të vendoset pikë…
Shkruar nga Alban Alili-Bujanoc