Lajme

Nëse nuk shpallet fajtore drejtoresha e shkollës fillore, QHM Gjykatën e Bujanocit do ta shpallë “Gjykata kriminale e Bujanovcit”

Nëse nuk shpallet fajtore drejtoresha e shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” znj. Besa Sahiti, atëherë Gjykatën Themelore të Bujanocit nga QHM do të shpallet gjykatë kriminale, ndërsa Preshevën Kosovë Lindore.

Opinioni është i njoftuar se për një kohë të gjatë udhëhiqet procedurë penale kundër drejtoreshës së Shkollës Fillore „Prof. Ibrahim Kelmendi“ znj. Besa Sahiti e cila jo ligjërisht punsoi Mentor Nuhiun ish shefin e kabinetit të Riza Halimi.

Gjykata serbe në Bujanoc ka ra në siklet të madh për ta shpëtuar drejtoreshën e kësaj shkolle fajshëm edhe përkundër dëshmive që posedon nga organet kompetente që është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe favorizimit të klanit kriminalo-politik të PVD-së.

Më datë 23.08.2017 u mbajt seanca e fundi, dhe gjykatësi Ju tha palëve me seancat kanë mbaruar dhe to të shpallet aktvendimi! Mirëpo, gjykatësi po mundohet ta malverzoj duke e lidhur me lënddt tjera civikle që udhëhiqen në këtët gjykatë. Pas një shkrimi të publikuar më datë 31.07.2017 se gjykata themelore po mbron krimin administrativ në shkollat shqipe, si duke ka detyruara gjykatësin për ta caktuar edhe një seancë në shatator për t’i ikur përgjegjësisë. Siq mëson QHM përpos kësaj seance gjykatësi ka shtyer edhe një seanc tjetër për në muajin tetor.

Inspektor Rada Inspektori Komunal Inspektroi Republikan

Ndaj, nëse me gjithë dëshmitë që posedon gjykatësi nga inspektori Republikanë i punës, inspektori republikan i arsimit, inspektori komunal i arsimi dhe  nuk e shpall fajtore drejtoreshën e shkollës Besa Sahiti. QHM, do të bëjë një protestë para godinës së Gjykatës në Bujanoc dhe do të shpall: Gjykata Kriminale Bujanoc.

Dhe së dyti pasi që qeveria Serbisë nuk ka forcë për të zbatuar Ligjin dhe Kushtetutën në këtë regjion, atëherë QHM do të shpallë Kosovë Lindore dhe do të kërkoj që të futet EULEX-si për të ushtruar ligjin.

Related Articles

Back to top button