Lajme

Përdhoset identiteti shqiptar (PLISI) i Preshevës nga shefi i kabinetit të ish kryetares Sinani (Foto)

Largimi i funksionarëve të ish-pushtetit Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demo-kratik (PVD) nga zyret e tyre ka sjellur tek ata zemërime dhe inate të jashtëza-konshme. Emocionet e tyre kanë shpërthyer në këto ditet e fundit duke shantazhuar, linçuar dhe fyer rëndë ish-partnerin e tyre politik APN dhe kryetarin e Komunës n.d. Shqiprim Arifin.

Ish shefi i kabinetit Driton Bilalli në mënyrë eklatante ka abuzuar ëmblemen e Komunës së Preshevës duke vendosur kapelën dhe simbolin tradicional serb mbi të. Në postimin e tij në rrjetin social Facebook Bilalli ka shkruar se kjo është “…llogo e re e komunës së Preshevës pas emërimit të kryetarit të degës së SNS-it për Preshevë..” duke shkruar emrin e kryetarit të APN-së Shqiprim Arifi me shkronja latine serbe. Ky postim çuditërisht është pëlqyer edhe nga ish-kryetarja Ardita Sinani (PVD). Me këtë akt është përdhunosur deri në asgjësim identiteti qytetarë i Komunës së Preshevës.

Funksionaret e ish-pushtetit Sinani nga PVD-ja, sidomos në rrjetin social facebook kanë shfaqur zemërim dhe shpirtligësi ndaj ish-partnerit APN respektivisht kryetarit të saj Shqiprim Arifi, duke tensionuar situaten politike dhe nxitur perçarje të skajshme të qytetarëve në Komunën e Preshevës. Largimi nga postet dhe privilegjet e pushtetit lokal ka shkaktuar mllef si kurrë më parë tek funksionarët ekzekutiv të subjektit PVD.

Driton Bilalli ka një bashkëpunim të mirë me PVD dhe kryetarin Riza Halimi, pasi ishte udhëheqës i zyrës së deputetit popullor në mandatin e Riza Halimit, dhe shef i kabinetit Ardita Sinani. Driton Bilalli në kabinetin Sinani është treguar i zëllshem për hapje të konspiracionve kundër oponenteve politik dhe interpretimin e politikës së kryetarës Sinani në portalin e tij në Facebook.

Disa postime nga funksionari i lartë Driton Bilalli, ish-pushteti lokal Ardita Sinani nga subjekti i PVD-së në Facebook.

Related Articles

Back to top button