Lajme

Presheva nga nesër me kryetar të ri

Shpartallimi i pushtetit lokal pasi nuk mundën ta mbajnë asnjë seancë brenda 3 muajve ashtu siç parashihet në rregullore Preshevën do ta qojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Pas plasaritjeve në koalicionin e fundit që ishte lidhur në mes PVD BDL UDSH dhe Grupit të ndarë nga PDSH më 24 gusht dhe mos funksionimi i tij që nga muaji mars u desht të ndërhyjë pushteti qendror që Presheva të hyjë në masat e përkohshme me një pushtet të ri teknik.

Kësisoji Ministria e Pushtetit Lokal ka sjellur vendimin ku në të ka emëruar këshillin e përkohshëm, kryetar i Komunës së Preshevës do të jetë Shqiprim Arifi që në këto masa të përkohëshme quhet kryetar teknik.

Antarë të tjerë të këshillit do të jenë Armend Aliu, Ragmi Mustafa, Ardita Sinani dhe Branko Trajkoviç.

Sipas informacioneve zyrtare PVD ka vendosë që nuk do të merrë pjesë në organin e përkohshëm kryetarja e deritanishme e komunës, ndërsa Ragmi Mustafa ende nuk e ka zyrtarizuar se a do të shkojë në këto mbledhje të grupit.

Nga nesër edhe zyrtarisht Shqiprim Arifi fillon punën për të drejtuar Komunën deri në zgjedhjet që së bashku me grupin dhe qeverinë i caktojnë se kur do të mbahen ato.

Related Articles

Back to top button