Lajme

Shqiprim Arifi, kryetar i përkohshem i Komunës së Preshevës (Dokument)

Kryetari i APN-së Shqiprim Arifi zgjidhet kryetarë i përkohëshem i Komunës së Preshevës deri në zgjedhjet e reja të rradhës.

Mos konvokimi i Kuvendit Komunal në Preshevë për më shumë se tre muaj në mungesë të korumit, solli që organet qendrore përkatëse të shpartallojn koalicionin qeverisës PVD, UDSH, BDL si dhe grupit PDSH të udhëhequra nga Ardita Sinani (PVD). Organi i përkohëshem prej 5 anëtarëve ishte caktuar, ndërsa Shqiprim Arifi (APN) zgjidhet kryetar i Komunës në afat të limituar deri në zgjedhjet e parakohëshme.

Alternativa për Ndryshim dhe Partia Demokratike Shqiptare kanë pasur një polemikë javë më parë lidhur me anëtarët e organit të përkohëshem si dhe postin e kryetarit të saj, pasi subjektet në fjalë kanë konsideruar se udhëheqja me organin e përkohëshem është e drejta e tyre legjitime. Kryesia e APN-së në një konferenc për shtyp ka potencuar se ka fraksionin më të madhë të Këshilltarëve në Kuvendin Komunal, pasi rreth 9 këshilltarë të PDSH-së kanë formuar një fraksion tjetër dhe janë ndarë (përjashtuar) nga subjekti i tyre politik. Ndërsa PDSH-ja është referuar tek rezultatet e zgjedhjeve lokale të vitit 2016 ku ka pasur këshilltarë më shumë se subjektet tjera politike në Komunën e Preshevës.

Pas zgjedhjeve të prillit 2016, Shqiprim Arifi ishte zgjedhur kryetar i Komunës së Preshevës në koalicionin qeverisës APN-PVD. Ndersa ishte shkarkuar nga detyra, pasi partneri qeverisës PVD kishte formuar një koalicion të ri me BDL, UDSH dhe grupin e PDSH. Pushteti i kaluar i udhëhequr nga Ardita Sinani (PVD) është përballur me akuza të rënda për keqmenaxhim të Komunës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button