Shuhet një paralele në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë, edhe ajo në gjuhën serbe mbetet vetëm me tre nxënës
Vazhdon gjendja alarmante në shkollat shqipe në Luginë. Vetëm në gjimnazin Skënderbeu në Preshevë këtë vit do të ketë një paralele më pak, ndërsa gjendja më kritike është në Bujanoc ku numri shkon mbi 100 nxënës më pak se vitin e kaluar.
Gjimnazi Skënderbeu në Preshevë këtë vit do të ketë një paralel me pak. Sipas drejtorit Nadër Sadiku saktësisht këtë vit 30 nxënës më pak do të vijojnë procesin mësimorë. Alarmante është edhe paralelja në gjuhën serbe pasi këtë vit do të jenë vetëm 3 vajza. Nga gjithsejtë gjimnazi Skënderbeu për vitin shkollor 2017/2018 do të ketë 7 paralele në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën serbe.
Ndërkaq problemi tjetër dhe i kamotshëm është edhe mungesa e teksteve por dhe çmimi i lartë i tyre që është i pa arritshëm për prindërit.
E sa i përket përgatitjeve teknike , drejtori Sadiku ka thënë se është bërë gëlqerosja e objektit , hapja e pusit për ujë pishëm ku 80 % e këtij projekti është mbuluar nga donatorët.