Fondacioni ”Alsar” nga Shqipëria shpërndan materiale shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës
Fondacioni ALSAR në vijimësi të zhvillimit të veprimtarisë se tij mirëbërëse shoqërore realizoi dje në Preshevë në bashkëpunim me institucionin e Bashkësisë Islame të Preshevës Medvegjës dhe Bujanovcit, projektin e dhurimit të çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike nxënësve të shkollave publike që i përkasin shtresave sociale në nevojë.
Ceremonia zyrtare e realizimit te këtij projekti nisi ne Shkollën “Muharrem Kadriu” dhe më pas u zhvillua ne shkollat e tjera te komunës se Bujanovcit dhe Preshevës .Në të morën pjese përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, përfaqësues te Fondacionit Alsar dhe të organizatës partnere IHH me qendër në Holandë që kontribuoi për sponsorizimin e këtij projekti.
Realizimi i këtij projekti ishte një kurorëzim i suksesshëm i zhvillimit te marrëdhënieve te bashkëpunimit te ndërsjellë ndërmjet institucioneve tona. Ai konsistoi në dhurimin e 1049 çantave shkollore dhe mjeteve kancelarike për nxënësit e shkollave publike që i përkasin shtresave sociale në nevojë të kësaj zone.
Drejtuesit e institucioneve arsimore dhe të Bashkësisë Islame të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, vlerësuan ndihmesën e vyer të Fondacionit “ALSAR” duke e konsideruar atë një akt fisnik të shprehjes se solidaritetit human ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë.