Gold AG dhe kryetari i komunes Shqiprim Arifi takojnë të rinjtë dhe nxënësit Preshevar
Sot pata nderin të kem si mysafir në zyren time ambasadorin e Luginës së Preshevës në mbarë trojet shqiptare dhe më gjerë, këngëtarin e mirënjohur Arian Agushi (Gold AG), që me vullnetin më të madh për të rinjtë tanë, ka planifikuar të shpërndajë ca fletore nxënësve të shkollave fillore të Komunës sonë dhe t’i takojë për së afërmi nxënësit e të rinjtë preshevarë, të cilët i kanë bërë kërkesa të shumëta këngëtarit preshevar për t’i vizituar personalisht.
Dashuria për vendin dhe qytetarët e sidomos për të rijntë tanë, nuk mund të pengohet nga dashakeqët, interesxhinjtë dhe individët e infektuar nga mentaliteti i komunizmit dhe “lidershipi” dëmprurës për vendin dhe rininë tonë.
Së bashku do të vazhdojmë ndryshimin dhe procesin e tranzicionit të gjeneratave demodé, për hir të së ardhmes së fëmijëve tanë