Lajme

Halimi: Koalicioni qeverisës në Preshevë prej tre partive politike ?

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme lokale më 24 dhjetor do të jetë mirë për komunën e Preshevës dhe se do të do ketë kohë të mjaftueshme për përgatitje.

Halimi ka thënë për agjencinë “Beta” se pret që në zgjedhjet e ardhshme lokale të marrinë pjesë më shumë lista zgjedhore sepse ndërkohë janë formuar dy parti të reja politike.

Ai ka shtuar se pas zgjedhjeve koalicionin qeverisës në Preshevë mundë ta formojnë më së paku tre parti politike, shkruan Titulli.com.

Komunën e Preshevës nga mesi i muajit Shtator e qeverisë organi i përkohshëm i emëruar nga qeveria e Serbisë dhe sipas deklaratave të përfaqësuesëve qeveritar pritet që javën e ardhshme të shpallen zgjedhjet e parakoshme për Presheve dhe komuna tjera në Serbi.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është e domosdoshme për listat zgjedhore të mblidhen 1200 nënshkrime për mbështetje.

Related Articles

Back to top button