Kujtim Sadriu zgjidhet Inspektor komunal i arsimit në Preshevë
Do të punoj me përkushtim, nder dhe dinjitet!
Të nderuar qytetarë, sot mu dha besimi të jem Inspektor komunal i arsimit në Preshevë nga organi i përkohshëm i qeverisjes lokale në krye me zotëri Shqipërim Arifin.
Jam i vetëdijshëm se ky post nuk do të zgjasë shumë, por, do të përpiqem në këtë periudhë të shkurtër që të bëjë maksimumin për të vënë rend nëpër gjitha shkollat në komunën tonë, do të përpiqem që të gjithë qytetarëve pa dallim partie nacionaliteti, apo rase t’i dalë në ndihmë.
Të nderuar qytetarë, e di se ky post ka një përgjegjësi të madhe dhe këtë punë do ta punoj me përkushtim, nder dhe dinjitet për t’iu dhënë mundësinë të punësohen të gjithë atyre që plotësojnë kriteret në baza ligjore dhe duke eliminuar ata që janë të punësuar në baza partiake e familjare dhe pa asnjë kriter.
Ndaj, Ju ftoj të gjithë Juve që jeni të diplomuar, apo keni të mbaruar studimet e masterit dhe mendoni se ka vende të lira pune ku Ju e meritoni, mos hezitoni më kontaktoni unë do të jam në shërbimin tuaj 24 orë.
Për mua është një punë e vështirë për arsye se në vendin tonë nëse fillon të punosh drejtë do të bësh armiq. Mirëpo, unë kam vendosur të sakrifikoj veten për të mirën e qytetarëve dhe për një arsimim cilësor dhe efikas. Nuk do të ketë hakmarrje, por do të ketë mundësi për të punuar personat merituar
Shpresoj se gjithë drejtorat do të jenë të gatshëm për një bashkëpunim që do ti sjell dobi vendit dhe rinis sonë.
Deri më tani komuna ka pasur inspektor politik e partiak, tani keni një njeri që është përkrah drejtësisë dhe qytetarëve.