Lajme

Presidenti Meta priti Kryetarin e Partisë “Alternativa për Ndryshim”, si dhe Kryetar i emëruar i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi

Presidenti Meta priti në një takim Kryetarin e Partisë “Alternativa për Ndryshim”, si dhe Kryetar i emëruar i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Presidenti Ilir Meta ka theksuar sot rëndësinë që ka bashkëpunimi mes faktorit politik shqiptar në Preshevë dhe në të gjithë Luginën, për realizimin e nevojave dhe interesave politike, ekonomike dhe të gjitha fushave të jetës për shqiptaret e Luginës.

Presidenti Meta e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me Kryetarin e Partisë “Alternativa për Ndryshim”, njëkohësisht kryetar i emëruar i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.

Në takim Presidenti vuri në dukje interesimin e tij të vazhdueshëm, ndaj problemeve dhe kërkesave për zgjidhje, të cilat ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës në përgjithësi, transmeton kp.

Presidenti gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës për realizimin e projekteve të përbashkëta kulturore, arsimore, sportive, si dhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore. Kjo, sipas tij, do të ishte një ndihmesë e madhe për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë banorët e Luginës duke krijuar një perspektivë më të mirë në veçanti për të rinjtë.

Related Articles

Back to top button