Shtëpia e shëndetit “Presheva” hap konkurs për 4 mjek, 8 motra medicinale dhe 2 pastruese
Shtëpia e Shendetit “Presheva” në Preshevë për herë të parë, pas shumë viteve ka hapur konkurs për 14 punëtorë, respektivisht 4 mjek, 8 motra medicinale dhe 2 pastruse.
Drejtori n.d. dr. Driton Salihu ka informuar se konkursi do të hapet që nga dita e nesërme me afat prej 8 ditëve, duke potencuar nevojën e madhe që ka Shtëpia e shëndetit “Presheva” në Komunen e Preshevës.
Ai ka spikatur se në këtë institucion shëndetësorë nuk është punësuar askush në vitet e fundit edhe pse një numër i madh i tyre është penzionuar, ndërsa konkursi është vetëm hapi i parë lidhur me përmisimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos në bashkësitë lokale të Preshevës.
Me kompletimin e personelit, objektiva kryesore është të rrisim shërbimet për pacientët e shumët, dhe në rradhë të parë të menjanojm pritjet e gjata të pacientëve dhe njëkohësisht të rrisim kualitetin mjekësor, ka thënë dr. Driton Salihu.