Lajme
Të shtunën ndërrohet ora një orë prapa
Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e ardhshme kur të shtunën ndaj të dielës në orën tre pas mesnate shigjetat e orës do të zhvendosen një orë pas.
Ditët e gjata të këtij viti do të marrin fund me datë 29 tetor të këtij muaji. Pikërisht në këtë datë do të ndërroi ora, që i bie se llogaritja kohore do të ndryshojë për një orë.
Si zakonisht ora ndërron në të dielën e fundit të tetorit, që do të thotë me datë 29 tetor.
Kjo do të thotë se koha në orën tre do konsiderohet si ora dy. Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.