Lajme

Vendkalimi mbi hekurudhë në Stacionin Hekurudhor brengë jo vetëm e banorëve të kësaj lagjeje por e tërë Preshevës

Vitin e kaluar filluam bisedime serioze me Hekurudhat e Sërbisë për zgjidhjen e çështjes së pritjeve të gjata kur kalojnë trenat. U bë një zgjidhje e përkohshme e ndarjes së trenave të cilët ndaloheshin mbi vendkalim për kontroll doganore.
Edhe pse sa ishim duke udhëhequr me komunën e Preshevës kjo marrëveshje u respektua, muajve të fundit ndaloi ndarja e trenave.
Përveç problematikës së pritjeve të gjata kohëve të fundit u paraqit edhe një shkatërrim i rrugës në këtë vendkalim, problem të cilin me urgjencë sot morëm iniciativë ta zgjidhim.
Sot filluan punët në rregullimin e këtij vendkalimi, që qytetarët tanë të qarkullojnë më lehtë mbi hekurudhë, pa iu dëmtuar automjetet e tyre.
Kjo ndërhyrje do të jetë më e vogla drejt NDRYSHIMIT dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të komunës sonë.

Related Articles

Back to top button