Lajme

Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Gjilan, për qytetar të Luginës, apo për manipulime partiake dhe interesa të ngushta?!

Zyre për përçarje politike, fitimin e votave dhe realizimin e interesave të ngushta. Kjo është e ashtuquajtura Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me seli në Gjilan.
Pra, kjo Zyrë ishte përdorur kryesisht nga Lutfi Haziri për hesape personale dhe disa udhëheqës që ndërroheshin çdo muaj e që kishin shfrytëzuar për punësimin e tyre. Kjo Zyre duhet t`i merret nga kontrolli kësaj Shoqate Vatra dhe kjo të kalojë në Kompetencë të Komunës dhe në te të punojnë njerëz jo partiak, por njerëz që vërtet punojnë për hallet e njerëzve, e jo për interesa egoiste.
Kjo është themeluar në bazë të Rezolutës së 6 qershorit 2013 në Kuvendin e Rep. të Kosovës ku decidivisht theksohen detyrat që duhet zbatuar në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të tri komunave shqiptare PBM që janë të zhvendosur pasluftës sē vitit 1999, por edhe fillimit të reciprocitetit të këtyre të drejtave në raport me serbët e veriut dhe të Krahinës së Luginës.

Por, vërtet çfarë ndodhi me këtë Zyre?A ishte kjo në funksion të shqiptarëve të zhvendosur dhe të atyre që jetojnë në PBM? Mjerisht, përgjigja është negative. Kjo Zyre u shëndërrue më shumë në një lokal partiak, të cilën e përdori e ashtuquajtura Shoqata Vatra për interesa të individëve të caktuar. Kjo Shoqatë e kishte manipuluar skajshmërisht misionin e saj duke u shndërruar një filialë të LDK-së dhe kryetarit të saj Lutfi Haziri. Misioni i kësaj Zyre nga interesi i mbrojtjes qytetare kaloi në mbrojtjen e interesave partiake dhe individuale të Lutfi Hazirit dhe drejtuesve të Vatrës
Lutfi Haziri, pastaj këtë Shoqatë, por dhe Zyrën e saj e kishte përdorur për përçarje edhe më të madhe të intelektualëve dhe njerëzve, kryesisht të Malësisë sē Karadakut, si në Bujanoc dhe Preshevë, kurse me Medvegjë as që merreshin.

Pra, kjo Zyrë ishte përdorur kryesisht nga Lutfi Haziri për hesape personale dhe disa udhëheqës që ndërroheshin çdo muaj e që kishin shfrytëzuar për punësimin e tyre.
Kjo Zyre duhet t`i merret nga kontrolli kësaj Shoqate Vatra dhe kjo të kalojë në Kompetencë të Komunës dhe në te të punojnë njerëz jo partiak, por njerëz që vërtet punojnë për hallet e njerëzve, e jo për interesa egoiste.

Për këto keqpërdorime Lutfi Haziri duhet jap llogari, kurse qytetarët e Luginës këtë mashtrues ordinerë nuk duhet votuar për asnjë moment gjatë këtyre zgjedhjeve, sikurse këtë Shoqatën Vatra që ishte shndërruar në patericë të Lutfi Hazirit. Ky mostrum politik i ka borxh shumë Luginës dhe njerëzve të saj, sepse asgjē nuk i ka ndihmuar ata, përkundrazi ata i ka mashtruar dhe gënjyer vazhdimisht. Kështu që edhe sot e kësaj dite mbi 2000 qytetarë të zhvendosur të Luginës nuk kanë dokumente udhëtimi të Kosovës. Çfarë duhet tjetër ti gënjej dhe mashtrojë?

Shkruan: Fehmi Ramadani, opinionist i pavarur

Related Articles

Back to top button