Idriz Seferi vjen me shtatore në Gjilan
Sot në Gjilan është bërë zbulimi i bustit të heroit të kombit Idriz Seferi. Me ketë rast presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ndjehet i nderuar që sot gjendet në qytetin e Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës e shumë heronjve të tjerë që i dha Kosovës dhe shqiptarisë.
Thaçi tha se shtatorja e Idriz Seferit po inaugurohet në vigjilje të 105 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.Presidenti tha se duke u bazuar në kompetenca e tij edhe formalisht ndan urdhëron Hero i Kosovës për Idriz Seferin.
Qytetari i nderit të Gjilanit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta , tha se është i nderuar që është këtu kur po inaugurohet shtatorja e Idriz Seferit.
Meta tha se janë dy shtete por janë një komb i bashkuar. Ndërsa, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se sot i bëjmë nderë i përkulemi kryengritësve të ana Moravës, Gollakut.
Ai i ka uruar të gjithë dëshmorët që kanë dhënë kontributin për vendin. Në emër të familjes së Idriz Seferit, të pranishmit i ka falënderuar Sefer Isufi. Ai ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuuan që shtatorja e Idriz Seferit është kthyer në Gjilan.