A po përjetohet fundi i kancelares, Angela Merkel, 63 vjeçe, 12 prej të cilave në pushtet?
Ajo, që dukej e paprekshme në krye të Gjermanisë, rrezikon tashmë një largim pa lavdi.
Me dështimin e bisedimeve mes kampit konservator, liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve për formimin e një qeverie koalicioni, zgjedhjet e parakohshme duken të mundshme.
A do ta drejtojë Merkel familjen e saj politike?
Asgjë nuk është më pak e sigurt ashtu si fitorja në zgjedhjet legjislative të 24 shtatorit, rezultati më i keq që prej vitit 1949, shfaqja historike e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe tashmë paaftësia për të formuar një kabinet, që duket se e ka dobësuar.
“Jashtë Gjermanisë, Merkel vazhdon të shihet me admirim, ndërkohë që ajo ka hyrë në vitin e 13-të të kancelarisë. Por, në vendin e saj, admirimi është dobësuar”, theksoi javën e kaluar e përjavshmja gjermane “Der Spiegel”.
Gazeta konservatore “Frankfurter Allgemeine Zeitung” diagnostikon një “erozion të pushtetit” tek kancelarja, e zgjedhur për herë të parë në vitin 2005.
Gjatë pesë viteve të fundit, ajo u portretizua si ekzekutuese e vendeve dorëlëshuara në Evropë, si “Nënë Tereza” e refugjatëve të larguar nga luftrat dhe terrorizmi dhe lidere e botës së lirë, në sfondin e zgjedhjes së Donald Trump një vit më parë.
Paradoksalisht, pritja e qindra mijëra migrantëve në vitin 2015 që do t’i jepte edhe një herë staturën historike, por do të hidhte gjithashtu themelet e dështimit të saj.
Angela Merkel duhet të kërkojë sot një zgjidhje për krizën në Gjermani pas dështimit në formimin e një qeverie, një tërmet politik që mund të përfundojë me zgjedhje të reja legjislative dhe një fund të udhëtimit për kancelaren.
Që prej themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë, në vitin 1949, kjo nuk kishte ndodhur kurrë.
Vendi nuk ka maxhorancën për t’u qeverisur.
Dje, pas një muaji përpjekjesh dhe negociatash, konservatorët e Merkelit (CDU-CSU), liberalët (FDP) dhe ekologjistët nuk arritën të formonin koalicionin qeveritar.
Në mungesë të alternativës, fuqia e parë ekonomike evropiane po përgatitet për javë apo muaj të vështirë, në plan kombëtar dhe në Evropë.
Në fakt, në gjendjen aktuale të gjërave, zgjedhjet e parakohshme duken zgjidhja më e mundshme pasi Merkel përjashton një qeveri te pakices dhe ish-aleatët social-demokratë kanë refuzuar çdo koalicion nën drejtimin e kancelares.
Gjermanët mund të rikthehen në kutitë e votimit në fillim të vitit 2018, ndërkohë që në fund të shtatorit zgjodhën deputetët e tyre.
– Kompromis i pamundur –
Në atë kohë, e majta kënaqej kur një pjesë e madhe e kampit të saj konservator shfaqte pakënaqësi.
Pas “dushit të ftohtë” të zgjedhjeve të fundit legjislative, krahu i ashpër i familjes së saj politike kërkoi për kancelaren një kthesë në të djathtë, në momentin kur për të formuar një maxhoranc ajo duhet të arrinte një kompromis me liberalët dhe ekologjistët.
Ekuacioni doli i pamundur madje edhe për këtë politikane të mësuar me negociata.
Në Evropë gjithashtu, politika migratore çoi në dobësimin e saj.
Ashtu si ajo refuzoi bashkimin e borxheve, një pjesë e madhe e partnerëve të saj të BE-së refuzuan “bashkimin” e migrantëve.
Për më tepër, kush do të angazhohej në një rrugë të tillë në vjeshtë të vitit 2005, pas fitores përballë kancelarit social-demokrat Gerhard Schroeder?
Fizikantja, pa sens të theksuar karizmatik, buzëqeshi dukshëm në atë kohë.
Kjo vajzë e vështirë pastori, e rritur në Gjermaninë Lindore, ka qenë për një kohë të gjatë e nënvlerësuar nga politikanët gjermano-perëndimorë.
Gjatë kësaj kohe, ajo diti si të shfaqet si një “kafshë” politike e vetme, vendi në histori i të cilës mbetet po aq i pasigrtë sa parimet që e drejtojnë.
Ajo përfitoi shumë nga reformat ekonomike të ndërmarra nga Gerhard Schroeder, por përpjekjet e saj për të përgatitur të ardhmen janë të diskutueshme.
Përveç daljes nga programi bërthamor, vendosur në vitin 2011 pas katastrofës së Fukushimas, në mënyrë të veçantë për të kënaqur opinionin, kriza migratore është ngjarja më vizionare e tre mandateve të saj dhe pa dyshim i vetmi rrezik i marrë përsipër.
– Aikido politik –
Stili i saj, shënuar nga një ultrapragmatizëm, është drejtuar shpeshherë më shumë nga raportet e forcës të momentit sesa nga një vizion.
“Qasja e saj quhet aikido, art marcial i të dobtëve, që konsiston në përdorimin e energjisë së kundërshtarit për ta lënë që të rrëzohet vetë”, analizonte këtë verë e përditshmja “Handelsblatt”.
”Gjestikulacioni i saj qetësues dërgon një mesazh, që politika është pafundësisht komplekse dhe kërkon ekspertizë dhe finesë”, thekson e përditshmja.
Në jetën private, pasionet e saj të njohura janë të thjeshta, opera dhe shëtitjet, xhaketa me mëngë të shkurtra dhe kapelja mbi kokë, me bashkëshortin e saj të dytë, Joachim Sauer, një shkencëtar i njohur ndërkombëtarisht, që i largohet jetës publike.
Jeta e saj para politikës nuk ka njohur shumë ndryshime, me një fëmijëri në RDGJ, ku babai i saj vendosi vullnetarisht familjen e tij për të kontribuar në evangjelizimin e popullsisë në shtetin komunist.
Ajo bëhet mjeke në kiminë kuantike duke u përshtatur me regjimin komunist.
Vetëm pas rrëzimit të Murit të Berlinit ajo hyn në politikë duke u bërë zëdhënësja e qeverisë së fundit të Republikës Demokratike Gjermane, para se t’i bashkohej CDU-së.
Kancelari i asaj kohe, Helmut Kohl, i ofroi asaj që e quajti “vajza e vogël” postet e para ministrore.
Por, në vitin 2000, duke përfituar nga një skandal financiar brenda partisë së saj, ajo ia rrëmbeu CDU, gjë që ai nuk do t’ia falte kurrë.
Dhe pesë vjet më pas, Angela Merkel bëhet kancelarja e parë.