LajmeSport

Adisa Ramadani nga Lugina, kampione në karate në Zvicër “Liestal 2017

Edhe një sportiste e dalluar nga Lugina e Preshevës, Adisa Ramadani nga Tërnoci i Madh shpallet kampione në karate “Kumite U-14” për vajza në Zvicër “Liestal 2017”.

Adisa Ramadani ishtë pjesëmarrëse në kampionatin e karates në Zvicër U-14 Kumite për vajza dhe tregoi një mjeshtri në këtë sport dhe arriti që të fitoj vendin e parë në këtë kampionat.

Adisa më këtë sport merret qysh nga fëmijëria, talenti i saj u vërejt nga trajnerët Zvicerian qysh në moshë të re dhe ushtrimet Adisa i vazhdoi për një kohë në Japoni ku e përvetësoi edhe më shumë këtë sport.

Adisa në vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. Titulli.com

 

Related Articles

Back to top button