Lajme

Arifi: Ish-kryetarja Ardita Sinani, anashkaloi kompetencat e komisionit

Kryetari i organit të përkohshëm të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka mbajtur një konferencë për gazetarë dhe ka vlerësuar se komunën e Preshevës e ka gjetur në një situatë kaotike në marrjen e detyrës.

“Proceset të cilët ka filluar në fillim të këtij viti janë stagnuar dhe se nuk ka pasur kontinuitet e që neve na është dashur të marrim hapa të shpejt lidhur me kërkesat e qytetarëve”, u shpreh mes tjerash Arifi.

Ai foli për vendimet të cilat kanë marrë koalicioni që qeverisi me Preshevën nga marsi i këtij viti dhe sipas tij kanë dështuar në proceset e rëndësishme për qytetarët.

Arifi tha se në komisionin për subvencione në bujqësi, blegëtori dhe bletari ka pasur parregullësi nga 303 aplikues kanë përfituar 150 pjesëmarrës.

“ Përfituan 150 aplikues, 119 janë me dosje të kompletuar, 25 me mungesë dokumentacioni dhe 6 pa asnjë dokument – dosje përkatesisht kërkesë për aplikim”, theksoi Shqiprim Arifi.

Sipas tij ish kryetarj e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka anashkaluar komptencat e komisionit dhe ka sjellë vendimet vet.

Në konferencën për gazetarë Arifi foli edhe për subevencionet për ndërmarrjet e vogla, asfalitimin e disa rrugëve dhe aktivitet tjera që e kanë përcjellë përgjatë kësaj kohe./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button