Lajme

Arifi pergenjeshtron manipulimet e PVD-se lidhur me te ashtuquajturin Plan aksional

Deklaratë për opinion
Manipulimet e pafund të PVD-së në opinionin shqiptarë

Të gjithë jemi dëshmitarë që kohëve të fundit vasalët e ndryshëm të PVD-së në disa media në Kosovë dhe Shqipëri, kanë lansuar një seri akuzash dhe shpifjesh nën titullin “kolonizimi” i Preshevës nëpërmjet të ashtuquajturit plan aksional të cilat ishin adresuar udhëheqjes së përkohëshme lokale.

PVD lidhur me rastin manipulon opinionin e gjërë duke keqpërdorur një dokument i cili ishte një skicë fillestare (draft) e dërguar nga ndërkombëtarët pushtetit të atëherëshem komunal. Sipas ndërkombëtarëve ky dokument duhej të përpunohej dhe të aprovohet në Këshillin ekzekutiv dhe Kuvendin Komual duke pasur parasysh rrethanat dhe situatën politike të shqiptarëve në Komunën e Preshevës.

Ky dokument i dërguar nga ndërkombëtarët është ndryshuar konform konteksteve autoktone demografike dhe historike, dhe është aprovuar më 30 dhjetor të vitit 2016.

PVD këtë seancë e kishte bojkotuar pasi kryetari i saj ishte i angazhuar të ndërtoj një koalicion të ri, për kapjen totalitare të pushtetit lokal dhe plotësimin e dëshirave kompanive të tyre sponzorizuese në përfitimin e tendereve ilegale.

Versioni final i këtij dokumenti i bashkangjitur në albumin e mëposhtëm si dhe në këtë link: https://drive.google.com/file/d/1yz1DheztilwIgw17bxdeAaVJxMHZO5Yq/view?usp=sharing:
vërteton edhe njëherë se PVD në mënyrë perfide manipulon dhe shpifë konspiracione për të mbuluar dështimet e tyre dekadore dhe për të tërhequr fokusin e opinionin preshevar larg orgjisë korruptive të zhvilluar gjatë udhëheqjes së tyre në muajt e kaluar.

Lënda është aprovuar një vitë më parë në bashkëqeverisjen lokale APN-PVD, të cilën tani PVD me krahët e oktapodit të zymt propagandistik dhe linçues në prag të zgjedhjeve të parakohëshme lokale shthurrë manipulime.

Fakti qëndron se ky plan aksional për migrantët dhe të ri-atdhesuarit është punuar me një sensibilitet të lartë për të menjanuar problemet demografike dhe kjo e tëra nuk ka të bëjë as me “kolonizimin” e PVD-së manipulative, e as me riatdhesimin e emigranteve nga lindja e mesme dhe as me serb nga komuna tjera. Përkundrazi ky plan është konstruktuar ashtu që, edhe ata pak emigrant të vendosur në Komunën e Preshevës përmes një programi për blerjen e shtëpive të shpërndahen në Serbinë qendrore apo gjëtiu, duke pasur parasysh se çmimi i patundshmërisë në këto vende është shumëfish më i lirë se në Luginën e Preshevës. Këtë e kemi diskutuar edhe paraprakisht me “partnerët” e atëhershem qeverisës PVD dhe krahasuar çmimin e patundshmërisë me vendet tjera në Serbi kemi konkluduar se kjo është zgjidhje e problemit me automatizëm.

Për të vërtetuar edhe njëherë se PVD është duke manipuluar opinionin e gjërë, duhet të theksohet se në udhëheqjen e tyre me pushtetin e famshëm lokal për 6 muaj me rradhë, PVD-ja nuk kishte parë të arsyeshme tërheqjen dhe shfuqizimin e këtij plani. Ky plan mundej shumë lehtë të tërhiqet nga Këshilli Komunal në pushtetin e tyre dështues dhe për këtë kishin në dispozicion më shumë se 180 ditë. Kjo siç dihet nuk ka ndodhur, pasi nuk kanë pasur vërejtje serioze dhe e tëra është bërë pjesë e propagandes së tyre keqbërëse pas humbjes së pushtetit lokal në Komunën e Preshevës. Humbja e pushtetit të PVD-së e cila ishte formuar kundër premtimeve të fushatës parazgjedhore të 2016 (vendimi i prerë: jo koalicion me PDSH) dhe mos mbajtja e shumë premtimeve tjera lidhur me sferat e rëndësishme jetike, ka detyruar kryetarin në detyrë (27 vite) të PVD-së të manipuloj dhe falsifikoj me draftin fillestar për qëllime politike. Moçali i tij zhytës nuk ka përfundim?!

PVD jo vetëm që po manipulon me opinionin mbarëshqiptarë por sidomos po manipulon me aktivistët dhe anëtarët e vet nëpërmjet falsifikimit të dokumentit, anëtarë dhe aktivist shumëvjeçar që nuk e meritojnë një trajtim të këtillë nga udhëheqësia e stërvjetëruar e kësaj partie.
Edhe kjo shpifje e PVD-së si të tjerat demaskohen shumë lehtë dhe janë të predestinuar të reciklohen tek katalogu i tyre destruktiv me objektiv të vetëm përfitimi personal dhe klanor! Kërkojmë nga të gjitha partitë politike të stopojnë manipulimet e vazhdueshme me qytetarët e luginës së Preshevës.

NDRYSHIMI NUK NDALET!

Related Articles

Back to top button