Arifi: Viziton punimet te rezervuari “kroni i keq”, Presheva shumë shpejt me ujë të pishëm
SOT vizituam punimet te rezervuari “kroni i keq” të cilët ishin në fazën përfundimtare. Ky projekt është pjesë e fazës së parë e master planit të përgjithshëm për sjelljen e ujit të pijshëm në Komunën e Preshevës, projekt i cili ka filluar vitin e kaluar dhe tash merr format konkrete, dhe i cili do të ndikojë dukshëm në rritjen e sasisë së ujit në Komunën e Preshevës. Jam shumë i kënaqur që edhe pse ka patur tentativa nga koalicioni dështak 6 mujorë për ta STOPUAR kete projekt, ky tani po realizohet. Si vazhdimësi e kësaj faze të parë tani kalojmë në fazën e dytë e cila është ndrrimi i gypit kryesor nga burimi në Zhunicë deri tek “kroni i keq”. Projekt i cili do të financohet nga ambasada norvegjeze dhe me kofinancim komunës së Preshevës. Uji është e drejt elementare njerëzore dhe asnjë parti nuk i lejohet të politizojë këtë projekt siç kan bërë DËSHTAKËT muaj të tërë.
NDRYSHIMI NUK NDALET