Lajme
Arifi: Zgjedhjet e 24 dhjetorit janë momenti që politikanët që mbajnë peng Preshevën të dërgohen në pension

Kryetari në detyrë i komunës së Preshevës dhe Alternativës për ndryshim Shqiprim Arifi në një bisedë për “Politika” ka thënë se zgjedhjet e 24 dhjetorit që do të mbahen në Preshevë janë moment që elita politike e deri tanishme “që e mbajnë peng Preshevën” më në fund të dërgohen në pension.
“Qytetarët tonë duan që ti pranohen diplomat, që të punësohen dhe që të argëtohen me fëmijët e tyre në parqe” ka thënë Arifi.