Lajme
Arrestohen dy Bujanocas me 44.570 kutija cigare pa akciza

Policia e Leskocit ka konfiskuar 44.570 kutija cigare pa akcizë vlera e së cilës vlersohet rreth 6 milionë dinarë, gjatë një kontrolli të veturës “Fiat Ducato”, ku kanë qenë të dyshuarit A.M (22) dhe A.V (39) nga Bujanoci, në rrugën Leskoc – Vranjës, tek vendi Vuçje.
Të dyshuarve iu është caktuar 48 orë mbajtje me urdhër të prokurorit në Leskoc ndërsa gjykatësi i ka caktuar 30 ditë paraburgim.