Kauza jonë do të triumfoj.
Është duke u zhvilluar një propagandë e pandershme dhe e ndyrë në Preshevë kundër liderit të APN Shqiprim Arifit,kjo propagandë e ndyrë udhëhiqet nga PVD e Riza Halimit i cili ka qenë në pushtet për 28 vite së bashku me Ragmi Mustafën qe 17 vite.
Gjatë tre dekadash PVD që kishte pushtetin lokal asgjë të mirë nuk kanë bërë për zhvillimin e komunës së Preshevës.
Sot akuzohet Shqiprim Arifi që po bashkëpunon me qeverinë e Beogradit,akuzohet nga ata të cilët kanë bashkëpunuar me regjimin e Millosheviçit,akuzohet nga ata që Vuçiçin para dy vitesh e shpallën qytetarë nderi i Preshevës.
E akuzojnë Shqiprim Arifin sepse ka deklaruar që kryeqendra e shqiptarëve në jug të Serbisë është Beogradi,dhe që ne duhet të tregojmë lojalitet ndaj Serbisë.
Pa qenë qytetarë lojal ndaj Serbisë ne nuk mund të zhvillohemi e as të mbijetojmë,amerikanët shkërdhata na kanë bërë me dije që bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë nuk ka,edhe qeveria shqiptare ajo e mëparshme e Sali Berishës dhe kjo e Ramës na kanë bërë me dije që kryeqendra e juaj nuk është Tirana por Beogradi,edhe Prishtina na ka bërë me dije që kryeqendra e juaj është Beogradi e jo Prishtina,na kanë bërë me dije që ne duhet të jemi lojal ndaj shtetit serb me kusht që ata të na ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në jug të Serbisë.
Pa qenë lojal ndaj shtetit serb nuk mund të formosh parti politike,nuk mund të kesh letërnjoftim,pasaportë,nuk mund të jetosh në atë shtet,nuk mund të kesh targa të veturës.Sikur PVD të mos ishte lojale ndaj Serbisë Riza Halimi nuk mund të qëndronte për tre dekada kryetar komune i Preshevës,as nuk mund të ishte deputetë i parlamentit të Serbisë,sikur Ardita Sinani të mos ngjante me shkinat e Beogradit,ajo nuk mund ta përmbyste Shqiprim Arifin dhe të bëhej kryetare e komunës së Preshevës.
Sikur Ragmi Mustafa të mos ishte lojal ndaj Serbisë,ai nuk mund të bëhet kryetar i Preshevës,sikur familja e Ragmi Mustafës të mos bashkëpunonin me Serbinë nuk do të mund të pasuroheshin kaq shumë siç janë pasuruar me hapjen e fabrikës Fluidi në Preshevë dhe hapjen e Megamarketeve në Preshevë.
Sikur Saba Bellça të mos bashkëpunonte me qeverinë e Serbisë nuk do të mund ti merrte rrugët për ti asfaltuar dhe kanalizimet për ti mirëmbajtur.Të gjithë atë pasuri Saba Bellça e ka fituar duke treguar lojalitet ndaj shtetit të tij që quhet Serbi.
Tani idiotët e PVD dhe maskarejtë profititerët e demagogët e PDSH e akuzojnë Shqiprim Arifin si antikombëtar.
Bile kjo Ardita Sinani me emer shqip mbiemër persoarab dhe me mendësi dhe karakter serbije thotë që unë kurrë nuk jam takuar me ndonjë udhëheqës të lartë nga Serbia,unë kam foto kur ajo ishte në Beograd te padronët e saj serb.Shkaku i mosbashkëpunimit me qeverinë e Beogradit ne sot jemi në këtë gjendje ku jemi,komunat tona janë më të pazhvilluara në Serbi dhe rinia çdo ditë po largohet nga vendlindja.
Ndaj Beogradit është lojale e tërë Kosova e cila furnizohet me artikuj ushqimor nga Serbia,bile edhe politikanët atje kanë pasaporta serbe dhe qytetarët e Kosovës pajisen akoma me pasaporta serbe dhe këndej sulmohet Shqiprim Arifi i cili ka lindur në Manheim të Gjermanisë,i cili ka ardhur për ta zhvilluar vendlindjen popullin dhe atdheun e tij.Shqiprim Arifi është qe dy vite në Preshevë dhe gjitha këto sulme ja bëjnë,sepse kanë frikë nga Shqiprim Arifi dhe vizionet e APN për zhvillimin ekonomik te atdheut tonë Bujanovcit dhe Preshevës.
Shqiprim Arifi është politikan vizionar i cili ka vizione të qarta për zhvillimin e komunave tona në Serbi.
Ne nuk bëjmë politika populiste,folklorike turbotallava duke përdorur kartën e nacionalizmit,gjermanët kurrë nuk bënë politikë populiste me Gjermaninë Lindore të dedeerit,por punuan dhe në heshtje pa zhurmë e materializuan bashkimin e dy Gjermanive.Edhe APN vepron në këtë mënyrë punon për zhvillim ekonomik dhe kur ti vie koha ,atëherë e realizojmë idealin tonë të shenjtë bashkimin e trojeve shqiptare.
Por ne jemi të vetëdijshëm që pa e pastruar oborrin tonë nga këto ndyrësira nuk mund te ecim përpara,së pari do te pastrojmë oborrin tonë e pastaj do të instalojmë idetë tona te masa popullore e cila lehtë manipulohet.
Në APN nuk ka tradhtarë por ka djem që e kanë dëshmuar vetën në luftë siç janë vëllezërit e komandant Ridvan Qazimit,imamit nga Turia Edmond Isufit,kojshia im Dukagjin Latif Thaçi alias Ballisti.Si mund ta përkrahi unë Bajram Shabani një „TRADHTAR“
si Shqiprim Arifi,në qoftë se Shqiprim Arifi është tradhtarë atëherë tradhtarë jam edhe unë,sepse si veprimtar i çështjes kombëtare saktësisht e kuptoj kush është dhe kush nuk është tradhtarë duke u bazuar nga përvoja ime jetësore.
Ndryshimet po vijnë në Preshevë dhe Bujanovc me APN,ndryshimet janë të pandalshme pavarësisht pengesave ,barrierave dhe hendeqeve ne do ti tejkalojmë.
Do të bëjmë çdo gjë të mundur që në Bujanovc të marrim pushtetin ne shqiptarët pa hyrë në koalicion me shkijet,për këtë arsye në Bujanovc duhet të punojmë shumë me popullin duke i shkuar shtëpi më shtëpi sokak më shkak.
Shkruar nga: Bajram Shabani