Lajme

Fondi humanitarë nga Rahovica me seli ne Zvicër ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta (Video)

Fondi humanitarë nga Rahovica me seli në Zvicër, ka ndihmuar me shoqatën e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë. Këtë shoqatë e ka vizituar arkëtari i fondit Remzi Sulejmani i cili pasi ka takaur fëmijtë dhe psikologet ka ndarë edhe disa mjete për këtë kategori.

Fondi humanitarë nga Rahovica me seli në Zvicër po vazhdon me aktivitet e saja humanitare. Kësaj radhe ata kanë ndihmuar shoqatën e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Preshevë. Këtë shoqatë e ka vizituar arkëtari i fondit Remzi Sulejmani i cili pasi ka takaur fëmijtë dhe psikologet ka ndarë edhe disa mjete për këtë kategori. Ai ka theksuar se kjo shoqatë gjithnjë do të jetë në qendër të vëmendjes së fondit dhe sa herë që është nevoja do të ndihmojnë këtë institucion.Fondin humanitarë nga Rahovica me seli në Zvicër e kanë falënderuar edhe psikologet e kësaj shkolle.

Vlen të theksohet së shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara është njëri ndër institucionet që kërkon përkushtim nga shoqëria për të qenë sa më afër tyre me aktivitet të ndryshme humanitare.

Related Articles

Back to top button