Kush janë ata “gazetarë” që po keqinformojnë për Preshevën në Kosovë dhe Shqipëri
Tradhëtia e mercenarëve të votës !
Nëse rastësisht gjindesh larg Preshevës dhe informimin për këtë tokë Shqiptare e merë “kutrrum” nga medijat dhe rrjetet sociale do të rrënqethesh nga tmerri.
Do ta fitosh përshtypjen se komuna e Preshevës ka filluar të kolonizohet nga Refugjatët e mbarë botës të ikur nga lufëtrat duke i përfshirë edhe Refugjat të njësive federale nga ish Jugosllavia !
Gjithë këtë fushat e zhvillojnë individ të interesave të ulta: Gazetarë, Media, Intelektual, Rrogaxhi dhe politikan të etshëm për pushtet.
Janë afërsisht 10 “aktivist” nga Presheva që po e udhëheqin këtë fushat-zullumi të porositur të cilët nuk janë të vetëdishëm sa të keqen po ua shkaktojnë vendit që trumbetohen se janë të gatshëm edhe jetën ta flijojnë për Preshevën !
Shpyrt prishur janë këta zullumqarë, shkojnë aq larg sa që edhe fotografi të falsifikuara i dërgojnë disa Mediave të paguara në Kosovë dhe Shqipëri kinse për fillimin e ndërtimit të shtëpive për Refugjat në Preshevë (shikoj fotot e dërguara më posht).
Ky veprim i këtyre shizofren me detyrë të rrezikshme, ndoshta edhe do të arrije ta dëmtoje imazhin e APN-së dhe Shqiprim Arifit me këso dezinformata për zgjedhjet e 24 dhjetorit, ndoshta edhe do ti ndihmoje në rritjen e votave PVD-së dhe UDSH-së, porë në anën tjetër do ta shkatrroje shpresën e shumë Shqiptarëve për ta shikuar Preshevën si regjion me perspektivë kombëtare, fare nuk po i analizojnë pasojat afatgjate !
Burimi: Rtv Spektri