LajmeReligjioni

Hebreu që hyri në një xhami për t’u falur, ja me çfarë u përball (Video)

Së fundi, në internet është shpërndarë një video me një eksperiment social që ka për qëllim të tregojë se si do të reagojnë muslimanët ndaj një hebreu, i cili futet në xhami në rrobat e tij tradicionale për t’u lutur në mesin e tyre.
Për befasinë e hebreut, muslimanët i ofrojnë atij një mirëseardhje të ngrohtë, duke mos i kushtuar vëmendje mënyrës se si ai po falej.

Të pyetur nga hebreu nëse iu pengon që ai të falet pranë tyre, shumica e muslimanëve përgjigjen se nuk kanë asgjë kundër, pasi fundja kjo është shtëpi e Zotit, dhe si muslimanët ashtu edhe hebrenjtë i luten të njëjtin Zot, secili në mënyrën e vet, në paqe.

Një prej besimtarëve i thotë hebreut se Teurati ka zbritur nga i njëjti Zot, dhe shton se në Kur’an, Allahu thotë se ne duhet të besojmë në shpalljet e zbritura para Kur’anit, përfshirë edhe Teuratin. Ai thotë se konfliktet që po ndodhin midis feve ndryshme nuk vijnë nga udhëzimet hyjnore, por nga politika.

Ndërsa e pyetur nëse një musliman duhet të urrejë një hebre, një grua muslimane thotë se gjërat që po ndodhin politikisht në mbarë botën, fatkeqësisht i mvishen Islamit gjatë gjithë kohës. Ajo thotë se nëse e hapni Kur’anin do të hasni të njëjtat tregime që i gjeni edhe në Teurat dhe në Bibël, në Testamentin e Ri dhe Testamentin e Vjetër. Ajo thotë se në vende të ndryshme, ekziston një betejë e vazhdueshme lidhur me atë se ku përfundon kultura dhe ku fillon feja. Terrorizmi thotë ajo është një çështje politike që i mvishet religjionit.

Të pyetur nga hebreu se “përse nuk shohim muslimanë të tillë si ju nëpër media?”, muslimanët përgjigjen: “sepse nuk na lejojnë”. Ndërsa të pyetur se si mund të ndalet kjo luftë mes muslimanëve dhe të krishterëve, një musliman përgjigjet: “duke thyer status quo-në, në të njëjtën mirë siç po veprojmë tani, duke vizituar njëri-tjetrin dhe duke biseduar njëri me tjetrin”.

Related Articles

Back to top button