Lajme

Ja çfarë thonë qytetarët për zgjedhjet e parakohshme në Preshevë (Video)

Pas makinacioneve politke dhe formimit të koalicionit të ri qeverisës me 10 mars të këtij viti në mes të PVD-së, BDL-së, UDSH-së si dhe grupit të PDSH-së
nën udhëheqjen e Ardita Sinanit, pushteti lokal ka përfunduar vetëm pas 6 muajve në mungesë të korumit në kuvendin komunal të Preshevës.

Nga muaji shtator Komuna e Preshevës udhëhiqet nga organi i përkohëshem me kryetar në detyrë Shqiprim Arifi deri në zgjedhjet e parakohëshme lokale.

Kryetarja e parlamentit Maja Gojkoviq ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet e parakoheshme në katër Komuna që do të mbahen më 24 dhjetor të këtij viti, përpos në Komunen e Preshevës zgjedhjet do të mbahen edhe në Komunat Mionica, Peqinci dhe Negotin.

Portali i presheva.com gjatë ditës së sotme qëndroi në rrugët e qytetit të Preshevës ku morëm opinionin e qytetareve lidhur me zgjedhjet e parakoheshme lokale, me theks të veçant dalja e tyre në votim apo bojkotimi.

Më 24 dhjetor 2017 qytetaret e Komunes së Preshevës do të japin verdiktin final për parinë politike në dy vitete fundit. Në komunën e Preshevës veprojn 7 subjekte politike shqiptare, PDSH, APN, PVD, UDSH, RD, BDL, LR e PDSH së.

Related Articles

Back to top button