Kështu festohet 28 Nëntori nga fëmijët në Preshevë (Video)
Festa e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Preshevë u festua nga shumë qytetarë.
Presheva, që nga orët e para të ditës së sotme kishte filluar me vendosjen e flamurit në godinën e komunës më pas duke vazhduar në orë 11:00 manifestim në qendër të Preshevës dhe për ta përmbyllur nga ora 13:00 në sallën e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” ishte pregatitur program për shënimin e ditës së flamurit.
Defilimi i shoqates kulturore “Presheva Jehone” i dha frymë festive qytetit të Preshevës. Qytetarë janë shprehur të emocionuar për këtë festë, në mënyra të ndryshme, shkruan lajmi.net.
Edhe fëmijët i janë përkushtuar kësaj feste, ata janë parë teksa bartnin simbole kombëtare.
Më poshtë mund ti shihni nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Kelemndi” duke uruar festën e nëntorit pamje këto të shkëputura nga intervista e realizuar e TV Aldit.