Lajme
Komuna e Preshevës ka vendosur radaret vetëdijësues në afërsi të shkollave (Foto, Video)
Ne afersi te shkolles fillore Ibrahim Kelmendi dhe shkollave te mesme sot jane vendosur dy dopler radarë vetedijesues ne zonen ku me se shumti frekuentohen nga nxenesit tane.
Roli i ketyre radareve do te jete paralajmerues per tejkalimin e shpejtesise se parapare ne zonen e shkolles qe eshte 30 km/h.
Nese kjo shpejtesi tejkalohet, pervec matjes se tejkalimit te shpejtesise, do te filloje te blindoje, duke ua terhequr verejtjen vozitesve per uljen e shpejtesise.
Ne kete menyre, ne zonen e shkollave do te ulet rreziku i nxenesve dhe do te rritet siguria ne komunikacion.