Lajme
Nëntë subjekte politike në Preshevë
Komuna e Preshevës zë vendin e dytë në Serbi si komuna më e varfër.
Por kjo nuk i pengon Preshevës për të themeluar parti, madje në nëntor të vitit 2017 duket se kemi thyer rekorde si qytet për hapjen e partive politike.
Sipas informacioneve që ka siguruar Presheva.AL, tashmë në Preshevë do të garojnë 9 subjekte politike për zgjedhjet e 24 dhjetorit.
Më poshtë po paraqesim listën e partive politike në Preshevë:
- Alternativa për Ndryshim (APN)
- Lëvizja për Reforma PDSH-Preshevë (LR-PDSH)
- Partia për Veprim Demokratik (PVD)
- Partia Demokratike Shqiptare (PDSH)
- Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL)
- Partia Demokratike-dega në Preshevë (PD)
- Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH)
- Nisma e re për Preshevën (NRP)
- Lista e përbashkët Serbe