KulturëLajme

Nis festivali i komedisë me shfaqjen “Maratonistët” (Video)

Ndryshe nga herët e tjera festivali i sivjetmë ka filluar me shfaqjen e teatrit të qytetit të Preshevës. Festivali ka karakter garues, ndërkohë që konkurrent janë pesë trupa teatrale profesionale nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, të cilat do të përballen me kritika profesionale.

Festivali do të zgjasë pesë ditë dhe për çdo natë do të paraqiten shfaqje të reja të trupave teatrale profesionale, ndërsa në fund do të ndahen shpërblimet për shfaqje, trupë, aktor dhe regjisor më të mirë.

Hapja e festivalit ka filluar me shfaqjen e Teatrit të Preshevës titulluar “Maratonistët” e që publiku e priti me dashamirësi të madhe.

Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare”, daton që nga viti 1994 kur Presheva ishte pjesë e organizimeve të ndryshme kulturore me karakter gjithëkombëtar, periudhë kjo nëpër të cilën kultura shqiptare në Kosovë, përjetonte moment të vështira. Që nga atëherë ky festival ka fituar epitetin e festivalit tradicional, ndonëse ka përjetuar ngritjet dhe rëniet e veta në periudha të ndryshme.

Related Articles

Back to top button