Përfaqësuesit e ambasadës së Mbretërisë Holandeze vizitojnë Komunën e Preshevës

Sot zhvillova një takim me përfaqësues të ambasadës së Mbretërisë Holandeze, ku biseduam lidhur me projektin e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën tonë. Z. Luuk Nijman, sekretar politik dhe z. Wouter Simonis, zyrtar për politika regjionale dhe stabilitet, u njoftuan gjithashtu për problemet e rëndësishme jetike me të cilën ballafaqohet Komuna e Preshevës.

Miqtë tanë nga Holanda kanë konkluduar se egziston mundësia që gjithashtu Ambasada e Mbretërisë Holandeze të përfshihet në financimin e projektit për furnizim me ujë të pijshem së bashku me Ambasadën e Norvegjisë.

NDRYSHIMI NUK NDALET!

Back to top button