Lajme

‘’Presheva Lion’’, përfaqësimi më dinjitoz i Luginës së Preshevës, marrin katër medalje në mes të Serbisë (Video)

Nëse Lugina për momentin është në hije , ka të atillë që po ja zbardhin fytyrën vendit tonë. Ata janë djemtë dhe vajzat e reja dhe e ardhmja e këtij vendi luftarakët e klubit të karatesë Presheva Lion. Ata në mes të Serbisë në kampionatin shtetërorë të karatesë në Çaçak kanë treguar grindë dhe shpirt luftarak duke marrë 4 medalje.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Rijad Ajeti i cili ka thënë se pavarësisht rrugëtimit të klubit me sakrifica , motivi asnjëherë nuk është zbehur dhe këtë e tregojnë më së mirë sukseset e njëpasnjëshme në garat e karatesë edhe në nivel shtetërorë e ndërkombëtarë. Që në fazën kualifikuese karateistët e klubit Presheva Lion trembën kundërshtarët pasi 7 prej tyre u radhitën për në fazën finale.

Në garat e kampionatit shtetërorë Klubit Karatesë “Lion” Preshevë solli katër medalje ku

AZRA ZAIRI u bë KAMPIONE E SËRBIJËS në kategorinë Pionere -34 kg ,
duke marrë kështu medaljen e Artë në luftëra individuale
ENGJËLL VELIU 🏆NËNKAMPION I SËRBIJËS Pioner -35 kg , medalja e Argjend në luftëra individuale
TEO JUSUFI Pioner -35 kg ,medalje të Bronztë në luftëra individuale
LEONITA ANISA LUTFIU Pionere e rritur -54 kg , medalje e 🎖Bronztë në luftëra individuale
Shëndrit Veliu Pioner i rritur -47kg lufta në plasman vendi i V-të
Yll Bajrami Pioner +50kg lufta në plasman vendi VI-të
Bardha Hyseni Kadete -54kg lufta në plasman vendi 6 dhe
Arijanit Keka Junior -68kg lufta në vendi i V-të .
Vlen të theksohet se klubi i karates Presheva Lion me këtë sukses në nivel shtetërorë ka mahnitur trajnerët dhe gjyqtarët e karatesë të cilët tashmë shumica do ta dijnë dhe njohin Preshevën./ZeriLugines.com

Related Articles

Back to top button